Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, thotë se pozicionimi i Lulzim Bashës ndaj çështjes së SHBA-ve dhe Sali Berishës mund ta përçajë partinë. Ai e konsideron moment delikat për PD-në pasi në të dyja rastet edhe nëse del kundër tij, PD do të futet në konflikt dhe mund të ndahet.
Bejko tha se Basha shumë gjëra i ka zgjidhur me heshtje dhe mbase ai pret ndonjë sinjal të SHBA, ose ndonjë informacion tjetër për t’u deklaruar në qëndrimin e tij.
“Mbase ai pret që gjërat të rrjedhin vetë, apo që SHBA ta lërë me kaq, të mos e shtyjë më tej,” analizoi Bejko si “rrugën më konformiste” të Bashës, por ai këmbënguli se kjo nuk ka për të ndodhur, sepse, sipas tij amerikanët “kur e nisin diçka e çojnë deri në fund”, tha ai për Euro News Albania.
Diskutime rreth kësaj post