Analisti politik Baton Haxhiu ka folur për zhvillimet e fundit politike. Ai thotë se ndërgjegjja për një opozitarizëm ia lejon Lulzim Bashës të mendojë më tepër për partinë se sa për mbrojtjen e Sali Berishës. Sipas tij Basha po pranon në heshtje verdiktin amerikan.
Haxhiu tha se Basha e ka kurajon që ta shprehë qëndrimin “pro” vendimit të SHBA, por sipas tij, ai ka përgjegjësinë që të mbajë opozitën e fortë përballë pozitës që është forcuar më tepër.
“A është më mirë ta dërgojë Berishën në shtëpi në heshtje, apo ta vazhdojë rrugën si opozitar dhe ta vendosë opozitën karshi pushtetit me opozitarizmin e tij, unë mendoj se më e mira është kjo e dyta,” – analizoi Haxhiu në Euronews Albania.
“A duhet të heshtë Basha papërgjegjësitë e Berishës, apo ta thotë fjalën e fundit dhe ta shkatërrojë opozitën?”, vijoi Haxhiu.
Në analizën e tij Haxhiu theksoi si arsye të shëndoshë qëndrimin që po mban Basha, pasi në këtë mënyrë ai po pranon në heshtje vendimin e SHBA dhe po ruan partinë.
Diskutime rreth kësaj post