Një ndër më të votuarit e kryesisë së PD, Gerti Bogdani deklaroi se është i hapur për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai theksoi se nëse PD do ia kërkojë këtë gjë do i bëjë ballë me sukses ashtu si çdo sfide tjetër.
“Një nga emrat e propozuar më shumë në degën e PD në Tiranë ka qenë emri im. Ringritja reale e PD duhet të vijë nga zgjedhjet lokale. Nëse PD do ma kërkojë një gjë të tillë, unë i kam bërë ballë sfidave me sukses”, tha ai.
Bogdani nënvizoi se Tirana është sot një nga qytetet më të pabanueshme në botë, duke cekur disa problematika si trafiku i rënduar në rrugë apo furnizimi me ujë, që sipas tij vijnë nga keqqeverisja.
“Tirana sot është një nga qytetet më të pabanueshme në botë, trafiku është në çdo orë. Sot Tirana keq qeveriset. Sot edhe në lagjen tuaj, ka disa ditë ma ujë. Komuna e Parisit ka 5 ditë pa ujë. Prandaj janë të rëndësishme zgjedhjet lokale për t’i kthyer Tiranës dhe qyteteve të tjera mirëqeverisjen.
Jemi ende në demokraci. Në PD ka demokraci. Në zgjedhje pati një garë të fortë. Unë kam parë zëra që kanë folur nga PD”, u shpreh Bogdani.
Diskutime rreth kësaj post