Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani, i pyetur mbi zgjedhjen e Mark Markut për t’u larguar nga partia me qëllim që opozitarizmin ta fokusonte kundër qeverisë Rama, shpjegon se ku ndahet me ish-drejtuesin politik të Lezhës, që gjithashtu nuk i kurseu kritikat ndaj Bashës:
“E keqja është qeveria, por që të largohet ajo duhen mekanizma, dhe mekanizmat mungojnë”, tha ai për A2.
Nishani nuk preferon të komentojë ekipin e zgjedhur nga Basha për opozitën përballë Ramës, duke nënvizuar se më të rëndësishme se emrat janë parimet, ndërsa lëvizjet në kampin kundërshtar i sheh si taktika të kryesocialistit në funksion të manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme.
Diskutime rreth kësaj post