Pak ditë para mbajtjes së seancës së parë të legjislacionit të ri në Kuvend, aleatët e PD po diskutojnë krijimin e një grupi parlamentarë të ndarë nga selia blu.
Burime nga Opinion.al bëjnë me dije se kreu i PAA-së, Agron Duka, ai i PR-së, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Vangjel Dule do të takohen ditën e nesërme për të vendosur mbi të ardhmen e tyre politike në Parlament.
Rrregullorja e Kuvendit lejon që një grup parlamentar të krijohet me të paktën 7 deputet.
“Brenda 5 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit ose e marrjes së mandatit gjatë legjislaturës, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë ose deklarimin si deputet i pavarur ose jashtë grupeve parlamentare.
Grupi parlamentar formohet nga jo më pak se 7 deputetë. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm në një grup parlamentar”, – thuhet në pikën 5 dhe 6 të nenit 16 të rregullores së Kuvendit.
Referuar shofrave të ligjvënësve, duket se bashkëpunëtorët politik të Bashës mund të krijojnë grupin e tyre parlamentar.
Në zgjedhjet e 25 prillit, me logon e Partisë Republikane, por në listën e PDsë dolën tre deputetë: një në Tiranë që ishte z. Mediu dhe dy në Lezhë; Elda Hoti që mori mandatin e Mark Markut dhe Lindita Metalija. Ndërkohë, edhe PDIU mori tri mandate, dy në Tiranë dhe një në Qarkun e Fierit.
Ndërsa LZHK, PAA, PBDNJ morën nga një mandat. Në përllogaritjen e parë duket se aleatët i kanë deputetët për të formuar grupin parlamentar, por në thelb hasen probleme. Problemi i parë është që në të vërtetë me logon e PR-së janë tre deputetë, por në fakt vetëm një është i Partisë Republikane.
Pasi dy të tjerët, Elda Hoti dhe Lindita Metalija, janë demokrate, të cilat u vendosën nga Basha në pozicionet që kishte parashikuar në marrëveshje me aleatët për pozicionet e tyre. Kështu, automatikisht në Partinë Republikane mbetet vetëm një deputet.
Ndërkohë, në PDIU, edhe pse Mesila Doda u kandidua si deputete e PD-së, ajo është në PDIU që i ka funksional të vetët tre deputetë. Me këtë llogari, nëse të gjithë aleatët e vegjël, nëse bashkohen e krijojnë grupin parlamentar.
Mësohet se aleatët nuk kanë asnjë kontakt me Lulzim Bashën lidhur me planin e tyre, por dhe me qëndrimet që opozita do të mbajë në Kuvend.
Diskutime rreth kësaj post