Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri nuk i kursen kritikat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Sipas tij, Sali Berisha sot po vuan pasojat e humbjes së Bashës në 2017-ën.
“PD e shpëton vetëm një reformim i thellë. PD tani ka ngelur një parti që merr mbi 500 mijë vota për inerci sepse demokratët janë të zhgënjyer. Basha është 40 % poshtë të djathtës, është problem lidershipi që duhet zgjidhur. Kemi rënë në pozita ku të gjithë presin dhe asnjë nuk bën asgjë. PD është një parti shurdh-memece që ka humbur vizionin dhe nuk ka vizion për të qeveris vendin. I rëndë është fakti që për 4 vitet e ardhshme PD do të qëndroj në opozitë dhe do ta vuajë këtë.”, – tha Kulluri.
Berisha sa do ta dëmtojë PD-në nëse zgjedh të hyjë në PD?
“Unë besoj që me këtë nerv të munguar në PD nuk i sjell dëm të madh Sali Berisha. Mandati i 3 të në opozitë është dëmi më i madh që mund t’i bëhet Partisë Demokratike. Ky është një dëm për një vend të vogël ndikon shumë si një aleat i madh i Amerikës sidomos në perceptimin publik. Unë kam punuar me Berishën dhe ruaj konsideratë të lartë për të, i gjithë faji është i Bashës që nuk është lidership dhe një humbës serial.
Berisha po paguan këtë çmim, mban përgjegjësi të madhe dhe duhet të largonte Bashën pas humbjes në 2017 që prodhoi vetëm 43 mandate, humbje e turpshme. Sot ne nuk kemi dy parti politike por një regjim politik, performaca e dobët e opozitës është përgjegjës Berisha. Vendin e Ramës dhe Bashës nuk e arrin kush, ata janë të korruptuar. Berisha është politikani më i zoti dhe më i afti që ka pas PD , ai ka zhvilluar një karrierë të shkëlqyer politike, ka qenë i suksesshëm por me dritë hije të një politikani shqiptar, por opozita kurrë nuk ka qenë në këtë pikë. Pra opozita nuk ka asnjë bosht ideologjik, sot kanë rënë në qetësi. Basha akuzon për masakër elektorale por harron që ka vjedhur votat për kryetar partie në PD.”, – tha Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post