Kabineti i ri qeveritar ‘Rama 3’ i përbërë në masën dërrmuese nga femrat ka ngjallur mjaft diskutime. Një koment ka ardhur edhe nga avokat Spartak Ngjela, i cili shprehet se pjesa më e madhe e qeverisë, janë anonime, të panjohur.
“Përveç Ulsi Manjës nuk njoh njeri në Qeveri”, – u shpreh Ngjela teksa e akuzoi Ramën se eliminoi rivalët e tij politik.
Përveç Ramës në PS, sipas Ngjelës kandidat për kryeministër ka qenë edhe Arben Malaj, të cilin Rama e eliminoi, duke e nxjerrë jashtë loje.
“Rama eliminoi Malaj, që njihte tregun që ishte themelues i Partisë Socialiste. prandaj e hoqi se e kishte rival për kryeministër”, – u shpreh Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post