Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Për këtë arsye edhe për ditën e nesërme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.
Në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit, në momentin e zhvillimit të vranësirave do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve.
Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – veriperëndim dhe shpejtësi 1-4m/s dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 8m/s.
Temperaturat parashikohen:
– zonat malore 12°C deri në 24°C;
– zonat e ulëta 13°C deri në 28°C;
– zonat bregdetare 16°C deri në 26°C.
Diskutime rreth kësaj post