Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me ish-ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Rama vendosi ta zëvendësojë Gjonajn me Ulsi Manjan, e megjithatë ajo mbetet ministrja më jetëgjatë si dhe femra e parë në këtë post, ashtu siç nënvizon edhe ambasadorja Kim e cila thotë se e ka falenderuar Gjonajn për kontributin e saj për reformën në drejtësi.
“Takova Etilda Gjonajn për ta falenderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë – personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila – me kontributin e saj – ka filluar të japë rezultate.
SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardet e BE dhe afrojnë Shqipërinë më pranë SHBA”, shprehet ambasadorja Kim.
Diskutime rreth kësaj post