Anëtari i Kryesisë së PD-së, Roland Bejko ka komentuar emrat e rinj të qeverisë ‘Rama 3’. Bejko thotë se Rama nuk u kujdes për fatet e shqiptarëve kur foli për kabinetin e ri.
“Nuk ka nevojë që të marrësh emër për emër të gjithë ministrat. Të gjithë janë ‘Yesman’, ulin dorën dhe ngrenë dorën. I mungon një background profesional dhe politik. Në kohën e PD ka pasur personalitete që kishin çfarë thoshin. Me këtë kabinet Rama nuk u kujdes për fatet e qytetarëve shqiptarë, nuk u tha asnjë fjalë se çdo të bëhet me ekonominë apo me problemet e tjera. Ai nuk foli asgjë për qeverisjen por vetëm për mandatin e katërt. Ai pranoi faktin se PS është një makinë elektorale që ka deformuar vullnetin e shqiptarëve”, – tha Bejko.
Diskutime rreth kësaj post