Javën e kaluar, ish-fituesi i “Big Brother 1”, Arbër Çepani konfirmoi në Instagram romancën e re me ish-miss Shqipëria 2010, Arnita Beqiraj.
Ai zgjodhi ta uronte publikisht partneren për ditëlindjen e saj, përmes një fotoje duke e puthur në rrjetet sociale.
Në një lidhje direkte me emisionin “Rudina”, Arbri zbuloi disa detaje të tjera. I pyetur rreth mënyrës si janë njohur bashkë, ai tregoi se i ka bërë bashkë profesioni dhe ambientet e përbashktëa që frekuentonin.
“Njerëzit e mirë i përputh universi, kështu që jemi përputhur nga energjia e mirë besoj. Jemi njohur nga ambientet e përbashkëta, profesioni, dashuria për gjërat e bukura…”, – u shpreh Arbri.
Më pas e mbylli duke thënë: “Nuk e kam me vete zonjushën, por ju puthim virtualisht”.
Arbri ka qenë gjithmonë i rezervuar sa i përket jetës private, ndaj u mundua ta mbyllte bisedën. Ndaj, ne na mbetet të presim e të zbulojmë më shumë me kalimin e kohës.
Diskutime rreth kësaj post