A duhet të pimë qumësht në mëngjes? Kjo është një nga pyetjet më të mëdha që ka shqetësuar dhe përplasur për shumë kohë shkencëtarët me njëri-tjetrin.
Por përfundimi del se një gotë qumësht çdo mëngjes i bën mjaft mirë organizmit tonë.
Ja të mirat që na sjell një gotë qumësht çdo mëngjes:
Proteinat
Nëse dëshironi të merrni më shumë proteinë në mëngjes, atëherë qumështi duhet pirë gjatë këtij vakti të rëndësishëm. Përveç proteinës qumështi ofron edhe magnez, fosfor dhe vitamina.
Aktiviteti Fizik
Sipas të dhënave të AgroËeb.org, nëse preferoni të kryeni aktivitet fizik në mëngjes, atëherë qumështin duhet ta pini gjatë këtij vakti për të furnizuar organizmin me proteina dhe kalçium. Kockat dhe muskujt kanë nevojë për kalçium dhe proteina për t’u rritur dhe zhvilluar.
Nepsi
Nëse dëshironi të jeni të ngopur për më gjatë, mëngjesi është koha më e mirë për të pirë qumësht. Megjithatë nëse qumështi ju shkakton fryrje atëherë pijeni në mbrëmje.
Pagjumësia
Nëse keni probleme me gjumin, atëherë ju këshillon që në mbrëmje të pini një gotë me qumësht të ngrohtë. Qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë.
Çlodhja
Nëse ndiheni të lodhur, atëherë duhet të pini qumësht në mbrëmje. Qumështi përmban amino acide që e ndihmojnë trurin të çlirojë serotoninë. Qumështi gjithashtu ju ndihmon të qetësoheni.
Tretja
Për një tretje më të mirë zgjidhni të pini qumësht të ngrohtë dhe jo të ftohtë. Sigurohuni që të mos abuzoni me konsumin e qumështit, sepse nëse e teproni do të dëmtoni shëndetin. Sasia e mjaftueshme e qumështit është 150-200 ml në ditë.
Diskutime rreth kësaj post