Portugalia dhe Azerbajxhani do të përballet sot në orën 18:00.Luzitanët do të kërkojnë vetëm tri pikët për të qëndruar në krye, edhe pse kreu i renditjes ndahet momentalisht me Serbinë.
Azerët në krahun tjetër renditen të fundit në Grupin A me 1 pikë në katër ndeshje. Trajneri i Portugalisë u shpreh para ndeshjes se sfida e radhës ishte shumë e vështirë.
“Nuk do të jetë e lehtë. Nuk duhet të shikojmë tabelën pasi ajo nuk pasqyron gjithçka. Azerët janë një skuadër e fortë dhe në shtëpinë e tyre luajnë gjithmonë me një motivim më shumë. Kemi bërë shumë orë udhëtim për të ardhur këtu dhe shpresoj që kjo nuk do të ndikojë në gjendjen fizike të skuadrës”, – tha Fernando Santos në konferencën për shtyp. Ai gjithashtu konfirmoi dëmtimet e Pepes dhe Palhinjës.
“Nuk e kam vendosur ende formacionin, do të presim deri në fund dhe më pas do të shoh se kush është në gjendje për të luajtur dhe kush jo”. – Kujtojmë se për portugezët nuk do të luajë edhe ylli i skuadrës, Kristiano Ronaldo.
Në krahun tjetër ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, që drejton Azerbajxhanin, u shpreh se Portugalia është e fortë edhe pa Ronaldon.
Diskutime rreth kësaj post