Gazetari Aleksandër Çipa ka komentuar çështjen, që është shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, Berisha duhet të përballej personalisht me akuzat dhe jo të përfshinte PD-në në këtë çështja pasi kjo ndikon tek elektorati.
“Në parim do duhet të kishte një qëndrim të prerë, por kjo çështje lidhet me atin politik të partisë, kjo është e lidhur me gravitetin e brendshëm të partisë dhe është vetë historia politika e kësaj partie. Ai duhet ta kryente aktin e çlirimit të partisë nga ky ngërç. Kjo pengmbajtje është e dëmshme dhe ka kosto për partinë në raport me elektoratin shqiptar”, – tha ai për Euro Neës Albania.
Diskutime rreth kësaj post