Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike mund të rikthehet në pushtet vetëm përmes protestave e revoltave, si brenda ashtu dhe jashtë Parlamentit.
Përballë Erla Mëhillit, Berisha tha se viti 2005 do të sjellë një farsë elektorale nëse PD-ja nuk do të arrijë të ndërgjegjësojë ndërkombëtarët për 25 prillin që e quan masakër elektorale.
“Njeriu bie në betejë, por duhet të ringrihet. Opozita duhet të bëjë gjithçka për një strategji, të një bashkimi sa më të gjërë jo vetëm të forcave opozitare por të të gjitha elementevë thelbësore të shoqerisë. PD dhe opozita duhet të bëjë gjithçka që në momentin që humbi me sanksione ndërkomëbtare të Edi Ramës. Sistemi i patronazhistëve s’ka gjë më të turpshme. Opozita tani, në vlerësimin tim, duhet ta bëjë natën ditë. Të ngrejë protesta, revolta, në parlament, jashtë parlamentit.
Ndërkombëtarët i kanë njohur zgjedhjet, jam dakord. Por nuk ka kërkuar, nuk ka vendosur sanksione. Pse nuk e dinë ata çfarë janë patronazhistët? Këto i dinë. Partia shtet shkel parimet themelore të kartës së Copenhagen-it. Opozita ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet. Nuk do të ketë zgjedhje të tjera nëse opozita nuk ndërgjegjëson botën për masakrën që është bërë. Në zgjedhjet e 2025-S nuk do të ketë më zgjedhje, por farsë totale, do jetë farsë,” – shtoi Berisha.
Diskutime rreth kësaj post