Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se nëse do të merrej një vendim për përjashtimin nga Grupi Parlamentar, pa pasur prova dhe fakte, do të ndërmerrte çdo vendim dhe veprim, brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues, për ta kthyer PD në një parti sikundër ka qenë, partia e parimeve.
“Kam pasur dhe kam influencë shumë të fuqishme në PD dhe kjo buron nga fakti se unë kam mbrojtur interesat e asaj partie dhe demokratëve me vendosmërinë më të madhe. Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri krimin e organizuar, korrupsionin e të gjitha niveleve dhe kam mbrojtur interesin kombëtar”, tha Berisha për Euro News Albania.
Diskutime rreth kësaj post