Sali Berisha i ftuar në një studio televizive ka reaguar edhe në lidhje me heshtjen e kreu të demokratëve, Lulzim Basha në lidhje me heshtjen për shpalljen non-grata të tij.
Berisha tha se nëse do kishte prova, PD-ja do të bënte gabimin historik nëse nuk do ta përjashtonte.
“Unë mendoj se PD-ja nën vlerësimin tim ka mbajtur qëndrimin që duhet të mbajë. Qoftë në deklaratën e parë, qoftë edhe në vazhdim ka kërkuar prova, transparencë. Që PD-ja të marrë qëndrim ndaj një personi, duhet të ketë prova, dokumente, ndryshe nuk mund ta mbajë. Nëse Partia Demokratike do të gjendej para provave, do bënte gabim historik nëse nuk do të merrte vendimin për përjashtimin e atij personi”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post