Ish-kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai tha se Sali Berisha duhet të distancohet nga partia që të mos ta dëmtojë atë.
“Kam besuar se Sali Berisha është politikani më i zotë që ka Shqipëria. Në momentin që u shpall Non Grata kam reaguar i pari dhe i kam kërkuar PD-së se nuk mund të prishet me Amerikën. Berisha e ka vetëdijen se PD është më e shëndetshme nëse nuk dëmtohet dhe ai e kupton se e dëmton duke e përfshirë PD-në duke lidhur fatin e tij me të. Shpresoj të ketë një reagim nga ai këto pak ditë që kanë mbetur. Kryetari i partisë nuk foli duke nuk është ai kryetari. Uroj që Berisha të mos i truprojë në këtë sfidë”, tha ai për News24.
Diskutime rreth kësaj post