Një nga nënkryetarët e Partisë Demokratike për Durrësin, Neritan Golja, sheh si domdosdoshmëri për këtë parti jetëzimin e aleancës së re me qytetarët, të shpallur nga kreu i PD-së, Basha, edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar.
Mesazhi i tij vjen nga tërheqja nga kandidimi për në kryesinë e partisë e kreut të PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, vetëm pak orë para votimit.
Kjo lëvizje mesa duket ka shkaktuar edhe pakënaqësitë e para te drejtuesit e tjerë të kësaj partie në këtë qytet.
Postimi i plotë nga Neritan Golja:
“Durrësi vijon të shihet si një plaçkë tregu. Në zgjedhjet e 25 Prillit u pa qartë se cilat ishin grupet e favorizuara nga pushteti, të cilët u vunë në dispozicion të socialistëve, duke u bërë pjesë e masakrës zgjedhore, duke deformuar vullnetin e durrsakëve.
Pikërisht, pas kësaj situate të rënduar për qytetin tonë, e gjithë struktura e Partisë Demokratike në qytetin tonë duhej të ishte bashkuar në një front të përbashkët për të kërkuar aleancën me qytetarët.
Por kreu i Degës së PD-së-së në qytetin tonë, z.Xhaferraj, në vend të kërkimit të një angazhimi të ri të gjithë strukturave të degës në rrugëtimin e rëndësishëm të rikthimit të një aleance të re me qytetarët, u fokusua që të performojë betejat e tij personale, duke sfiduar PD-në dhe lidershipin e saj me dorëheqjen nga kandidimi për në Kryesinë e Partisë.
Ne, si drejtues të degës së PD-së në Durrës, duhet të jemi të fokusuar në një aleancë të re me qytetarët, që t’ i kthejmë sa më parë qytetit një qeverisje të denjë.
Nuk besoj se kemi luksin e sfidave individuale brenda partisë, e aq më pak të reklamojnë dorëheqje nga forumet, apo distancime simbolike që tentojnë të dyzojnë betejën tonë të përbashkët.
Eshtë koha të jemi të gjithë bashkë, në një sfidë përballë pushtetit, jo në një sfidë për të treguar kufij bashkëpunimi brenda forumeve tona.”, ka shkruar Golja.
Diskutime rreth kësaj post