Analisti Mentor Kikia ka komentuar ardhjen e afganëve në Shqipëri. “Është një lloj detyrimi shpirtëror dhe moral, afganët janë të përkohshëm në Shqipëri. Shqipëria nuk është më destinacion për shqiptarët dhe jo më për të huajt”, – tha Kikia në emisionin ‘Shqipëria live’.
Sipas gazetarit, çështja e afganëve është teorikisht e mbyllur dhe se nuk janë kosto që bien mbi financat tona.
“Kanë ardhur 900 e hap pas hapi do vijnë të tjerët. Nuk janë kosto që bien mbi financat tona. Ka një mbingarkim me lajme nga Afganistani. Është kaq shumë larg Afganistani, sa këto njerëz që kanë ardhur këtu nuk e bëjnë çështje të brendshme. Afganistani është një çështje shumë e rëndësishme PR për qeverinë”, – tha Kikia.
Duke folur në lidhje me transparencën që ka pasur rreth kësaj çështje, gazetari i njohur u shpreh se kjo nuk varet nga qeveria.
“Ky është një ‘urdhër’ që ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria do i pranonte me një këmbë, kushdo që do të ishte kryeministër”, – tha Kikia.
Ndërsa duke folur për pjesën njerëzore, gazetari tha se “nuk jemi ne rasti që duhet të ngrihemi e të tregojmë dhëmbët për disa njerëz që kanë ardhur përkohësisht”.
“Ne duam të ikim bashkë me afganët. Janë në një stacion, derisa të plotësohen me dokumente për të përfunduar në Amerikë. Nuk duan të rrinë këtu”, – u shpreh Kikia.
Diskutime rreth kësaj post