Inxhinierja e njohur dhe njëherazi deputetja e zgjedhur e PD-së, Luljeta Bozo bën një jetë tepër aktive. Ajo ka treguar në një intervistë për Euronews se çdo ditë agimi e gjen duke shëtitur në rrugët e Tiranës.
Ajo është deputetja më e vjetër e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ka kaluar një jetë të tërë mes studentëve dhe kantiereve, por kurrë nuk e kishte parë veten në këtë rol. Këto ditë i ka lënë librat dhe ka studiuar rregulloren e Kuvendit.
“Në ethet e fjalimit nuk jam, jam në ethet e procedurave, sepse fjalimin e kam të pjekur në mend që kur doli në media 15 ditë më parë, që Luljeta do të hapë parlamentin. Unë i kam në mendje disa probleme që do t’i bëj të njohura më datë 10, meqë e dekretoi presidenti”, – thotë znj. Bozo.
Bozo tregon se kur pranoi t’i hynte rrugës së politikës, e kishte një arsye.
“1 vit të tërë pas tërmetit, kam takuar shumë njerëz që më falenderonin për kontributin që kisha dhënë për t’i qetësuar e përfundonin me fjalën ‘ca njerëz si ty të kemi në drejtim’ dhe aty e vendosa”, – tregon ajo.
Diskutime rreth kësaj post