Situatën politike avokati Idajet Beqiri e shikon pozitive në të ardhmen, larg konfliktit dhe egërsisë që e ka karakterizuar në këto 30 vite.
Beqiri tha se njerëzit janë të lodhur nga politika konfliktuale e Berishës ku thotë “o budallenj jam Sali Berisha unë”. Për Beqirin, shqiptarët duan bashkëpunim dhe çlirim të mendjes intelektuale në Kuvend.
“Ky Kuvend i Shqipërisë dhe vetë opozita më vonë do të veprojnë ndryshe nga sa kanë vepruar në këto 30 vite. Ka ardhur koha që shqiptarët nuk e durojnë dot më politikën e forcës dhe egërsisë apo atë politikën “o budallenj unë jam Sali Berisha”. Ata e urrejnë atë polikë dhe kërkojnë paqe dhe çlirim të mendjes intelektuale të këtij vendi për të çuar para punët e mëdha. Pres që politika shqiptare do të pësojë një transformim për mirë”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post