Një debat i ashpër u zhvillua sot në emisionin ‘Breaking’ mes dy përfaqësuesve të opozitës, Lisandër Hoxhës dhe Gert Bogdanit në lidhje me futjen në Kuvend të PD-së.
Për Lisandër Hoxhën, PD rikthehet e turpëruar në Parlament dhe se për këtë përgjegjësi, sipas tij, mban Basha.
Por Bogdani ndërkohë e ka kundërshtuar në lidhje këto qëndrim, duke deklaruar se problemi nuk është Basha, por Rama. Përplasja mes tyre lidhej me mënyrën se u zgjodhën drejtuesit e PD-së, duke shmangur statutin.
Bogdani: Ekipi i Bashës është zgjeruar me njerëz dhe me sekretarë, kjo do të thotë se kemi një parcelim dhe ndarje të përgjegjësive. Them se problemi nuk është Basha. Ta lemë atë të punojë dhe se ky është ekipi i tij.
Hoxha: Ne nuk mund të themi se ti mos i bëj dhe mos u merr me opozitën. Të sillet si sulltan haremin se do të marrë këtë dhe atë, kë dua unë. Por ne kemi statut. Këto janë lojëra politike që do ta rrudhin. Ka nisur fundi i PD-së, është cikli i fundit dhe përgjegjës është Basha. Ai duhet të tërhiqej dhe të krijonte kushte për një garë të ndershme, e të kishte debate dhe të hapte rrugën për mendimin ndryshe.
Diskutime rreth kësaj post