Shqipëria nuk ka zhgënjyer në “Elbasan Arena”, duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj Hungarisë.
Përkohësisht, ekipi ynë përfaqësues ndodhet në vendin e 2 në grupin I me 9 pikë të grumbulluara në total. Goli për kuqezinjtë në këtë takim u realizua nga Armando Broja, i cili arriti të realizonte me mjaft mjeshtëri në portën kundërshtare.
Për këtë fitore, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë nuk ka zgjedhur fjalët, por renditjen e përfaqësueses në tabelën e klasifikimit. Ai ka publikuar këtë foto në rrjete sociale e mbi të ka vendosur dy emoji, njëra që simbolizon zemrën e tjetra flamurin shqiptar.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post