Djemtë e kombëtares kanë arritur një rezultat që jep shpresë për më tej në kampionatin botëror “Katar 2022”.
Ekipi i drejtuar nga Edi Reja, ka mundur të fitojë me rezultatin 1 me 0 ndaj Hungarisë, me gol të realizuar nga Armando Broja. Rastet e Shqipërisë në këtë ndeshje kanë qenë të shumta.
Fillimisht ishte Kumbulla ai që humbi një rast ku topi ishte vetëm larg centimetra nga porta. Për këtë fitore, që lë ende ndezur shpresën e ekipit tonë përfaqësues për në kampionatin botëror, ka reaguar dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Me anë të një postimi në “Instagram”, ku ka publikuar dhe një foto të Brojës, ai shkruan:
“Urime kuqezinjve, super ndeshje”, ka uruar Basha.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post