Në pesë vjetorin e shenjtërimit të “Nënë Terezës” socialistët kanë vendosur që t’i ndërrojnë emrin bulevardit kryesor në Kamëz. Nga “Bulevardi Blu” tashmë do të mbajë emrin “Nënë Tereza”. E pranishme në ceremoninë e vendosjes së shtatores ka qenë edhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali.
“Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës është kujtesë e fortë për mbarë botën se ç’mësim njerëzor i dha kombeve shqiptarja humaniste. Në Kamëz, bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Rakip Suli dhe Kryetarin e Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, inaguruam shtatoren e shenjtores sonë në bulevardin e qytetit.
Me vendim të Këshillit Bashkiak. Bulevardi kryesor i qytetit do të mbajë emrin Bulevardi “Nënë Tereza”, në nder të emrit dhe misionit të Saj të papërsëritshëm”, shkruan Spiropali./ Abcnews
Diskutime rreth kësaj post