Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar në lidhje me strehimin e afganëve në Shqipëri nga kryeministri Rama.
Ai thotë se Rama e ka të gjithën një planë, pasi nëse do të ishte ashtu siç po pretendon ai se “shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut”, atëhere ai do të ndihmonte më parë edhe refugjatët e Irakut të përndjekur nga ISIS-i, ose ata sirianë, të përndjekur nga diktatori Asad të cilët kërkuan strehë në vendin tonë, përcjell “Bota sot”.
Më tej Lauka shton se SHBA na ka ndihmuar gjithmonë dhe më e drejtë do të ishte të pranohej ky fakt sesa deklaratat që Rama po i lëshon.

Shkrimi i plotë:
“Instrumentalizimi i kanunit nga kryeministri Rama
Pas ardhjës së refugjatëve afganë në Shqipëri, Rama e ka kthyer në mani citimin e kanunit: shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut; kush nuk i hapë derën mikut në nevojë, linçohet, duke ndaluar pjesëmarrjen e tij në çdo veprimtari publike, me përjashtim të varrimit. Të njejtat gjëra përsëriti edhe dje, gjatë vizitës së tij në Itali. Pyetja që shtrohet është: A nuk e pati lexuar Rama kanunin para disa vitësh kur refugjatët e Irakut të përndjekur nga ISIS-i, ose ata sirianë, të përndjekur nga diktatori Asad kërkuan strehë në vendin tonë? Ata vazhdojnë të vijnë edhe sot, por ndërkohë që afganët priten e strehohen, ata burgosen ose dëbohen me dhunë. Në gjykimin tim, kemi të bëjmë me instumentalizimin e kanunit, për fshehjen e një fakti të thjeshtë: afganët po i presim me kërkesë të miqve tanë amerikane, pra po presim miqtë e miqve. Mendoj se është më e drejtë dhe më e ndershme të pranohet ky fakt, sesa të kërkohet legjitimimi nga kanuni. SHBA na ka ndihmuar në ditë shumë më të vështira dhe është detyre e jona, por edhe në nderin tonë, që kur na jepet rasti, siç është ky me afganët, për t’ua kthyer miqve, të mirën më të mirë. Cili është qëllimi i fshehjes së këtij fakti nga Rama?”, ka shkruar Lauka.
Diskutime rreth kësaj post