Ashtu siç ka ndodhur më parë me reklamat e këngëtares Rita Ora, serbët vazhdojnë akoma të shprehin urrejtje ndaj shqiptarëve.Sipas disa raportimeve nga mediat serbe, pak ditë më parë qytetarët kërkuan nga linja e dyqaneve “Puma” në Nish që të largojë reklamat e këngëtares shqiptare me fame ndërkombëtare, Dua Lipës, e cila është imazhi kryesor i kësaj kompanie.
Gazeta serbe “Novosti” shkruan se Dua është një nacionaliste që bën thirrje për Shqipërinë e Madhe. “Unë besoj se “Puma” e vendos atë reklamë kudo në vendin tonë, por është për t’u habitur që ata nuk e dinë qëndrimin e saj ndaj Serbisë”, ka thënë një lexues i “Novosti” për redaksinë.
“Si mundet që dikush që përhap në mënyrë aktive gënjeshtra për historinë tonë dhe shqiptare të shfaqet në tabelat që zbukurojnë qendrat tregtare vendase? Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet në një kohë kur statusi i krahinës jugore serbe është i çështje e ndjeshme. Nëse nuk e respektojmë veten, pse do të na respektojnë të tjerët”, shprehet një qytetar serb.
Menjëherë pas protestës dhe revoltës së qytetarëve, dyqanet e “Puma-s” i hoqën billboardet e këngëtares. Serbët dy vite më parë po ashtu protestuan për të larguar reklamat e këngëtares tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Orës, nga qendra e Beogradit.
Diskutime rreth kësaj post