Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij gazetaren e BBC dhe aktivisten e njohur Yalda Hakim. Rama thotë se ishte nder të punonte krah Hakim për largimin nga Afganistani të fëmijëve, grave dhe burrave të cilët u strehuan në Shqipëri.
Postimi i Ramës:
“Një nder të punosh krah për krah Yalda Hakim dhe njerëzve të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra nga Afganistani dhe t’i bëjmë ata të ndihen si në shtëpi në Shqipëri. Pasi t’i strehojmë ata duhet t’u ofrojmë atyre një jetë më të mirë dhe do ta bëjmë së bashku. Për ata dhe për fëmijët tanë,” shkruan Rama.
An honour to work hand in hand with @BBCYaldaHakim and other great people to get out of hell kids, women and men from Afghanistan and make them feel home in Albania.After sheltering them we should offer them a life and we will do it altogether🤝For them for us for our kids🇦🇱 pic.twitter.com/s17c24PJ4M
— Edi Rama (@ediramaal) September 5, 2021
Diskutime rreth kësaj post