Kreu i demokristianëve Nard Ndoka ka reaguar për atentatin nga ish-kryetarit të PS në Vaun e Dejës, Nikolin Huba, të cilit i uron shërim të shpejtë
Ndoka shkruan se Hudën e ka prej 30 vitesh kundërshtar politik në atë zone, por kurrë armik. Ngjarjen ai e quan kriminale, teksa shkruan se shpreson që të zbardhet sa më shpejtë.
Postimi i plotë i Nard Ndokës:
“Sherim të shpejtë Nikolin Huba!
Z.Huba është drejtues i PS, në Bashkine Vau-Dejës per dekada të tera, në pushtet dhe në opozite. Një politikan perfaqesues e kontribues në komunitet, tolerant e bashkepunues, gjithmone i qeshur dhe i dashur më të gjithe.
Kam 30 vite, që e kam kundershtar politik në atë zone, por kurrë armik, as problematik, jemi perballur politikisht, pa konflikte, pa inate, pa intriga, por thjesht garë politike burrash. Fituesit dorën, në fund!
Nikolin Huba perveçse PS-në, perfaqeson një familje dhe fis më vlera në zonën tonë, njerëz të punes, të besës dhe traditës. Ngjarja e rende kriminale, shpresoj të zbardhet dhe të mbetet, si një shije e hidhur per të gjithë. Sherim të shpejtë Niko dhe sa më shpejt, në opozite.”-shkruan Ndoka.
Diskutime rreth kësaj post