Artan Fuga ka reaguar ashpër pasi shumë politikanë përkujtuar shenjtërimin Nënë Terezës. Në rrjetet sociale, Fuga shkruan se në një kohë që në Shqipëri janë zhdukur bustet e Nënë Terezës, dalin disa politikanë hipokritë që flasin për të.
Reagimi i Fugës:
“Shprehja e poshtër: “Pse o Nënë Tereza jam unë!” Si i zhdukëm monumentet dhe bustet e Nënë Terezës nga faqja e dheut!
E çfronësuam!
Kujt i bënte hije Tereza?
Dhe tani e përkujtojmë!
Cfarë hipokrizie!
Pushtetet në Shqipëri Nënë Terezën nuk e kanë dashur! E përdorin thjeshtë si karem për të përvetësuar një trashëgimi që nuk është fare e tyre! Kush ndihmon të varfërit, të sëmurët, hallexhinjtë sot. Madje e kanë edhe si sharje : Ik ore, pse nënë Tereza jam unë. Çfarë turpi”, shkruan professor Fuga në rrjete sociale.
Diskutime rreth kësaj post