Ish-zv.kryeministri Erion Braçe duket se ka përcjellë sërish në mënyrë indirekte pakënaqësinë e tij në lidhje me zgjedhjet e Edi Ramës për qeverinë e re dhe drejtuesit në Partinë Socialiste.
Këtë radhë, Braçe i referohet serialit të njohur, “La Casa de Papel”.
“Tokio vdiq si burrë, burrat! Ndaj duhen gratë, të bajnë para burrat!”, shkruan Braçe në postimin e radhës në rrjetet sociale.
“La Casa de Papel, këtë herë ishte një kulm i ri dhune, por humbi sharmin antisistem. Katër sezonet e shkuara ishin ndryshe, kishin ide dhe kauza, edhe tekst, kështu u krijua sharmi antisistem. Seritë e reja kishin veç krisma e shpërthime dhje vdekjen e Tokios. Asnjë burrë tjetër nuk vdiq, madje njëri u ngjall. Tokio vdiq si burrë, burrat!”, shkruan Braçe.
Diskutime rreth kësaj post