12 universitete publike dhe private në venin tonë nuk janë të akredituara. Ditën e djeshme gazeta ka publikua të dhëna ku një pjesën e madhe e universiteteve dhe më shumë se 70% e programeve që ato ofrojnë janë në shkelje flagrante të ligjit. Ndërsa ditën e sotme po paraqesim listën e të gjithë institucioneve të arsimit të lartë që nuk kanë akreditim sipas ASCAL. Në të dhënat e publikuara nga “Open Data Albania” bëhet me dije se, 3 universitete të mëdhenj në Tiranë, Universiteti i Durrësit ai i Gjirokastrës dhe të tjerë nuk janë të akredituara. Nga ana tjetër, sa u përket universiteteve private zhvillojnë aktivitetin jo komfort ligjit 4 institucione. Ajo që bie në sy është se nga radha e universitete private janë të paakredituara edhe institucione mjaft të njohur, të konsideruar si të rregullt dhe cilësorë.
“Institucione Publike pa Akreditim janë: Universiteti Politeknik i Tiranës; Universiteti Bujqësor i Tiranës; Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër; Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës; Universiteti i Sporteve të Tiranës; Akademia e Studimeve Albanologjike; Akademia e Forcave të Armatosura; dhe Akademia e Sigurisë. Gjithashtu sipas ASCAL janë katër institucione privatë që kanë licencim por nuk janë akredituar, si: Kolegji Universitar “Qiriazi”; Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”; Kolegji Universitar “LOGOS” dhe Tirana Business University College”, raporton “Open Data”. Ndërsa, më tutje theksohet se edhe në raste kur institucionet nuk kanë akreditim, disa degë apo programe studimi të tyre janë të akredituara.
Pavarësisht se edhe në universitet e paakredituara ofrohen degë me akreditim, përsëri numri i programeve në total që zhvillohen në shkelje të ligjit është i lartë. Sipas të dhënave të publikuara, numrin më të lartë të programeve të paakredituara e kanë ato fakultete që ofrojnë më shumë programe. Më konkretisht, përmendim këtu fakultetin e shkencave ekonomike i cili ka gati gjysmën e degëve në shkelje të ligjit. Më pas renditet Fakulteti i Shkencave Humane dhe Shoqërore, ku regjistrohen mbi 60 degë të paakredituara dhe më keq akoma në fushën e Shkencave Ushtarake dhe Policore vetëm një degë është e akredituar.
“Sipas fushës së studimit, numrin më të lartë të programeve aktive e kanë Shkencat ekonomike, me 270 të tilla, nga të cilat vetëm 98 janë të akredituara. Me numër të lartë programesh aktive shfaqet dhe Shkenca Humane dhe Shoqërore, ku nga 255 të tilla, 65 janë të akredituara. Ndërsa Shkencat Ushtarake dhe Policore kanë numrin më të ulët të programeve aktive 11 të tilla, nga të cilat vetëm një është i akredituar”, thuhet në raportin e “Open Data”. Sakaq, nga këto të dhëna situata duket tepër shqetësuese sepse duke marrë numrin total të degëve që ofron një universitet ai ka të akredituar vetëm një pjesë të vogël të tyre. Ndërkohë, numri më i lartë i programeve aktive rezulton në Bachelor, me 33% e totalit të programeve aktive dhe shumë pak janë të akredituara.
8 universitet publike të paakredituara:
1. Universiteti Politeknik i Tiranës.
2. Universiteti Bujqësor i Tiranës.
3. Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër.
4. Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
5. Universiteti i Sporteve të Tiranës.
6. Akademia e Studimeve Albanologjike.
7. Akademia e Forcave të Armatosura;
8. Akademia e Sigurisë.
4 universitet private të paakredituara:
1. Kolegji Universitar “Qiriazi”.
2. Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”.
3. Kolegji Universitar “LOGOS”.
4. Tirana Business University College.
Diskutime rreth kësaj post