Shkresa e Partisë Socialiste ka mbërritur në institucionin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për propozimin e Edi Ramës Kryeministër, sipas Nenit 96 të Kushtetutës.
Në këtë shkresë kërkesa bazohet sipas nenit 96 të Kushtetutës. “Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. 2. Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve. 3. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi,brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër’, thuhet në nenin 96 të Kushtetutës.
Më tej theksohet se “Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri”. “Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin”, thuhet në pikën katër. Më tej në nenin 97 përcaktohet se Kryeministri i emëruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij.
Kryeministrit, vetëm 2 ditë më parë pranoi se do të betohet para Ilir Metës. Kujtojmë që pak ditë më parë kreu i shtetit dekretoi datën 10 shtator si ditën kur do të mbahet mbledhja e parë e legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Diskutime rreth kësaj post