Dy muaj më parë, moderatorja e “Open” në Top Channel, Eni Vasili, u bë nënë për herë të parë e dy vajzave binjake. Ajo solli në jetë Sofi-në dhe Nikol, por kjo nuk e ka penguar moderatoren të rikthehet në ekran.
Mbrëmë, Eni Vasili u rikthye me “Open”‘ ku dhe nisi sezoni i ri televiziv për shumë programe politike. Me transmetimin e mbrëmshëm, të shumtë kanë qenë ata persona që e kanë uruar moderatoren – sidomos zonjat dhe zonjushat.
“Sa e fortë je, me dy fëmijë dhe ju riktheve punës,”– i kanë shkruar ndjekësit. Teksa Eni iu është përgjigjur duke thënë: “Fëmijët janë bekim, jo pengesë. Frymëzimi dhe forca, vjen prej tyre. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.
\
Diskutime rreth kësaj post