Analisti Frrok Çupi u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të jetë në Parlament, pasi në të kundërt do të jetë një turp i madh për të gjithë ne. Për Çupin Berisha është një nga liderët më të diskretituar në të historinë e politikës shqiptare.
Deklarata e Çupit:
“Ky është një personazh qesharak e komik. Përderisa SHBA ka fakte që është minues i demokracisë dhe qëndron non stop si lugat në parti. Është koka, truri i prishur i PD, është rrënuar. Nëse Berisha do të hyjë me zor në parlament na turpëron, është turp për ne. Kështu njollos PD dhe e rrënon atë. Berisha sot është një element i shëmtuar dhe më i diskretituar në të gjithë historinë e politikës shqiptare. Ai ndërtoi shtetin me element kriminal, ka ndërtuar familje kriminale dhe ka minuar demokracinë dhe këtë i ka thënë SHBA. Nëse ai do të shkojë në parlament, atëherë Basha është i zënë rob në kutinë e Berishës”, tha Çupi.
Diskutime rreth kësaj post