Roland Bejko, i caktuari nga PD-ja si përgjegjës për procesin e reformës territoriale jep sinjalin e parë të bashkëpunimit me mazhorancën socialiste. Bejko theksoi se opozita është e gatshme të diskutojë në lidhje me reformën territoriale.
“Ne mendojmë se 2/3 e bashkive ku krijuan për interesa politike. Prandaj ne themi ulemi në një tryezë, së bashku me shoqërinë civile dhe të diskutojmë mbi ndarjen e re territoriale, siç e përcakton Kushtetuta e Shqipërisë”, tha Bejko.
PD ka në plan të ndryshojnë Kushtetutën, e kjo lidhet dhe me ndarjen territoriale. Për realizimin e reformës duhet që Parlamenti ta votojë me një shumicë të cilësuar të votave dhe se për këtë duhet një bashkëpunim mes PD-së dhe PS-së. Ky mund të shihet edhe si një hap tjetër për realizimin e reformave të mëdha.
Diskutime rreth kësaj post