Avokati i njohur Spartak Ngjela është shprehur se partitë politike në Shqipëri janë fantazma. Ngjela ka thumbuar Lulzim Bashën, për të cilin thotë se PD është pa kryetar.
“Duhet të themi se partitë politike në Shqipëri janë fantazma. Janë fantazma se janë partitë e kryetarit. Kemi partinë andej, ka humbur. M’i kanë vjedhur zgjedhjet thotë. Nuk e di që po të vodhën shtëpinë, ke edhe ti përgjegjësi. Pastaj ça vjedhje kur këtu ka qenë ODIHR. Pra nuk ka kryetar andej. Po ky këtej? Ky nuk ka vizion, mund të ketë marrë ekspertë të mëdhenj. Nuk mund të flas pa program. Nëse Parlamenti do jetë në këtë nivel që po shohim, nuk do të kemi zhvillim. Kriza e jonë është tek ngritja e personaliteteve në politikë”, – është shprehur Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post