Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e djeshme zgjodhi emrat e kabinetit të ri qeveritar, ku mes tyre kishte edhe figura jo shumë të njohura në politikë.
Një ndër to ishte edhte Frida Krifca që iu besua posti i ministres për Bujqësinë. Tashmë ajo mban postin e ministres dhe do duhet që të jetë më e pranishme në jetën politike duke lënë pas edhe postin si shefe e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
Krifca para se të emërohej në postin e ministres në rrjetin social ‘Facebook’ ku shpërndante postimet zyrtare dhe numëronte 2 400 pëlqime në rrjetin social të Facebook. Pas emërimit, Krifca numëroi mbi 5 mijë ndërsa mëngjesin e sotëm mbi 6 mijë pëlqime.
Nga kjo rritje kuptohet që interesi është i lartë nga mediat, gazetarët, por edhe qytetarët e thjeshtë për njoftimet dhe zhvillimet e fundit që priten në këtë sektor.
Diskutime rreth kësaj post