Avokati Spartak Ngjela ka komentuar emrat e kabinetit të ri qeveritar Rama 3. Lidhur me disa nga largimet, Ngjela tha se kanë qenë të dyshuar për korrupsion.
“Me sa pashë unë nuk dominojnë të vjetrit aty. Të vjetër quhen ata që kanë pasur karrierë të niveleve të larta në partinë socialiste. S’ka më. As nga ministrat që kanë qenë në katër vjetëshin e parë. Unë pa parë programin s’mund të flas. Ai foli për njerëz ne flasim për shtetin.
Nuk e di por këto janë. Këta janë partiakët e partive të mëdha në Shqipëri. Njësoj si ajo tjetra. Do presim Kuvendin. Si rregull diçka duhet të kishte thënë edhe këtu. Ajo që më bën përshtypje është se ka eliminuar të gjithë ata që dyshohen për korrupsion. Ka marrë ndërmarrje politike, se nuk është aq e thjeshtë. Dyshimi për korropsion është dyshim. Mos ka marrë masat që nëse do ketë goditje drastike të qëndrojë e qartë qeveria? Nga tëra ata të akuzuarit vetëm Niko Peleshi është, të tjerët nuk janë”, – shprehet Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post