Kryeminstri Edi Rama, ditën e sotme në Asamblenë e PS, shpalli qeverinë e re. Gjithashtu bëri të ditur, se në vend të Gramoz Ruçit, postin e kryetares së Kuvendit ia ka besuar Lindita Nikollës. Rama tregoi se Lindita Nikolla është personi i duhur për të qëndruar në atë post.
Deklarata e Ramës:
“Personi më i duhur për gjithë kontributin që ka dhënë. E ka filluar nga shkalla e parë deri këtu ku është sot se është një person që gjatë gjithë rrugëtimit të saj ka treguar përkushtim, ndershmëri, është një person i prirur për të folur me të gjithë. Është një grua zonjë që i shkon shumë mirë atij vendi”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post