Mbrëmjen e sotme i ftuar në studion e “Opinion”, kreu i qevrisë Edi Rama ka deklaruar se Sekretari i Përgjithshëm dhe Kreu i Grupit Parlamentar janë dy poste që kanë shumë ngarkesë, prandaj dhe ka vendosur që të jenë dy persona ata që i drejtojnë.
Tashmë Taulant Balla do të jetë vetëm Kreu i Grupit Parlamentar, ndërsa Sekretar i Përgjithshëm do të jetë Damian Gjiknuri, një nga personat më të afërt të Ramës.
Deklarata e Ramës:
“Shqiptarët na kanë besuar. PS ka fituar zgjedhjet dhe ky është fakt. Kjo qeveri ka mjaftueshëm emra për të garantuar risi dhe vazhdimin e punës së mandatit të dytë. Këta njerëz që janë konfirmuar janë në kushtet që mund ta vazhdojnë punën, ndërsa të tjerët kanë marrë detyra të tjera.
Për sa i përket Taulant Ballës. Taulanti është Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, një detyrë me ngarkesë të madhe. Partitë politike shqiptare nuk mund të vazhdojnë kështu. Na duhej një sekretar partie që duhej non-stop. Është rritur volumi në këto dy pozicione dhe prandaj i kemi ndarë. Unë e përsëris, njerëzit të cilët janë vendosur në ato detyra përtej stërfoljeve kanë bërë punë dhe kanë dhënë kontribute. Këta njerëz që ju sot i quani politik janë njerëz që unë i kam mbledh andej këtej. Unë nuk di si ripërtërihet gjaku ndryshe nëse nuk përfshihen figura të ndryshme nga shoqëria.”-shprehet Rama.
Diskutime rreth kësaj post