Kryeministri Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Rama ka folur lidhur me prioritetet e qeverisë së tij në këtë mandat. Rama tha se se janë pikërisht turizmi dhe eksporti i energjisë.
Pjesë nga intervista:
Fevziu: A ka prioriete qeveria juaj në këtë mandat?
Rama: Janë shumë të qarta sepse janë bërë me dije që në fushatën elektorale. Duhet të bëjmë durim që kjo skuadër të shkojë në parlament aty do shpaloset programi i qeverisë. Së pari ne duam që Shqipëria e kësaj dekade të bëhet kampione në Ballkan për turizimin.
Fevziu: Sa herë kemi garuar kemi dalë të humbur…
Rama: Më lër të luftoj për t’u bërë kampion.
Fevziu: Mund t’ju ndihmojnë një këshillë sepse siç thatë mandati i tretë të jep pak arrogancë.
Rama: Më lër të flas. Së dyti duam që Shqipëria të bëhet në këtë dekdaë eksportuese neto e energjisë. Nuk janë dëshira të bazuara thjesht tek ëndrra për ta parë Shqipëinë në një nivel tjetër, por janë bazuar tek puna e këtyre viteve dhe investimet që janë në proces ose do të hyjnë në proces.
Diskutime rreth kësaj post