Sot në mbrëmje Shqipëria do të luajë kundër Polonisë në ndeshjen shumë të rëndësishme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Qatar 2022”.
Në skemën 3-5-2, në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa përpara tij në mbrojtje do të jenë Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla. Në krahët e mbrojtjes do të jenë Hysaj në të djathtë dhe Trashi në të majtë.
Mesfusha do të përbëhet nga Gjasula, Abrashi dhe Bare. Sulmi po kalon një formë shumë ët mirë, por Reja do të zgjedhë vetëm 2, të cilët do të jenë Cikalleshi dhe Manaj.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë (3-5-2): Berisha; Kumbulla, Gjimshiti, Ismajli;Trashi, Hysaj, Bare, Gjasula, Abrashi, Manaj, Cikalleshi.
Diskutime rreth kësaj post