Analisti dhe gazetari Bledian Koka në lidhje me Taulant Ballën, i cili ka humbur postin e numrit dy të selisë rozë, si dhe është larguar edhe nga drejtimi i PS-së në Qarkun e Elbasanit, thotë se ky largim tregon se ka një marrëveshje të heshtur mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.
Deklarata e Kokës:
“Unë e shoh si çdo lëvizje tjetër të Ramës, i përdor këta njerëz, i fut me kokë në thes, me krimin me bandat. Të gjithë personazhet që ne përmendëm, Balla, Xhafaj, të gjithë janë të rënduar nga akuza. Të gjitha këto akuza, të gjitha këto përfshirje , i bën përmes një bekimi fillestar që jep kryeministri Rama, nga i cili kanë përfitime, dhe në fund fare ata që e pësojnë janë këta që I besojnë Ramës. Balla është konfirmim i kësaj gjëje. Ju fut me kokë korrupsionit, ju fut me kokë një beteje politike të urdhëruar nga Ram. Ëndrra në sirtar e Ballës që tashmë është bërë edhe barcaletë në qarqet politike për t’u bërë Ministër, edhe kësaj here mori thjesht gjuhën e nxjerre jashtë të Kryeministrit Rama për ta tallur atë. Rama nuk mund t’I bëjë të gjitha punët vetë.
Sigurisht që duhet ndonjë që të çojë përpara propagandën e korrupsionit sepse kanë hedhur firmat. Ky është thjesht vazhdimi i përrallës, por dëmet i pësojnë qytetarët shqiptarë. Duket sikur ka një lloj paqeje të përbashkët, pra edhe grupi që emëroi Basha, që nuk besoj se aty nuk ka pasur zgjedhje. Shoh një lloj konformizimi të përbashkët mes grupacionit të paqtë dhe pa eksperiencë të PD dhe emërimet që bëri Rama sot.
Duket sikur ka një lloj paqeje në heshtje mes dy partive kryesore. Largimi I Ballës që ishte një nga zërat kritikë, apo emërimi i Nikollës, kjo tregon që shoh të materializur marrëveshjen mes PD dhe PS përmes emërimeve dhe shkarkimeve që ndodhën”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post