Po shkon drejt fundit numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste. Ndërkohë ka mbaruar numërimi për përzgjedhjen e femrave që do të jenë anëtare të Kryesisë.
Mësohet se të përzgjedhurat janë Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti, Evis Kushi, Olta Xhaçka dhe Mimi Kodheli.
Ndërsa të skualifikuara nga lista e grave janë Milva Ikonomi, Ermonela Felaj, Klotilda Ferhati dhe Almira Gjenbulla.
Votimi për 12 kanditatët burra nuk ka përfunduar ende, por sipas raportimeve, ish-ministri kritik i Ramës, Ditmir Bushati, rezulton të jetë ndër më të votuarit.
Diskutime rreth kësaj post