Pas dy golave në minutat e fundit të ndeshjes kundër Irlandës, te cilat i dhanë fitoren Portugalisë, Cristiano Ronaldo komentoi rekordin e ri të ri, i cili e bëri atë golashënuesin më te mirë ndonjëherë në historinë e ekipit kombëtar me 111 gola të shënuar:
“Gjëja e rëndësishme është gjithmonë ekipi, unë besova deri në fund dhe kjo është arsyeja pse, 10 minuta nga përfundimi i ndeshjes, kërkova mbështetjen e publikut.
Ne luajmë në shtëpi dhe për ne lojtarët ndihma e publikut është thelbësore. Ata na dhanë forcë. Jam i lumtur të ndihmoj me fitoren dhe të thyej rekordin, por gjëja më e rëndësishme është ekipi.
Ky rekord është imi dhe është unik. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe është një hap tjetër në karrierën time. Tregon dëshirën që kam për të vazhduar të luaj futboll, edhe me këtë kontratë të fundit që bëra, me të cilën isha i lumtur të kthehesha në shtëpi.
Nëse zgjohem çdo ditë me ambicien për të bërë më mirë, për të bërë tifozët dhe fëmijët tanë të lumtur, kjo është thelbësore“. – tha Ronaldo.
Diskutime rreth kësaj post