Taulant Balla ka reaguar sot në një prononcim për mediat pasi kryeministri Edi Rama i hoqi postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, pozicion që tashmë do ta mbajë Damian Gjiknuri.
Gjatë fjaslës së tij, Balla nuk la pa thumbuar edhe Gjiknuri duke u shprehur se në Elbasan nuk bien tërmete.
“Do jem në Kuvend që Elbasani të ketë vëmendjen e parë të qeverisë. Unë jam sa përfaqësues dhe banor i atij qarku. Tifozeria dhe marrëdhënia ime me Elbasanin nuk ndryshon kurrë. Nuk bien tërmete në Elbasan.
Koha do tregojë që për atë që unë po them sot kam shumë të drejtë. Unë jam bërë deputet i Partisë Socialiste në vitin 2005 dhe për çudi edhe atëherë kam qenë deputeti më i votuar. Ne gjithmonë ne kemi rifreskuar. Kam mbështetje maksimale për qeverinë e re. Ministrat meritojnë respektin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Në këtë këndvështrim do mirëpres edhe mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Gjatë rrugës mund të ketë edhe ndryshime, edhe përmirësime. PS do të fitojë zgjedhjet e vitit 2023 dhe 2025. Ky është objektivi ynë”, – tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post