Ditën e sotme po mbahet në Pallatin e Kongreseve Asambleja e PS. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u ka bërë të qartë socialistëve se partia sduhet të trajtohet si një ‘moçal’ interesash.
Me tej ai shton se PS nuk mund të merret peng nga të privilegjuarit.
“Nuk është e lehtë po të harrosh një qëllim kaq themelor për axhendën e një partie si e jona, për vlerën e kapitali njerëzor i një partie politike për gjykimin e saj nga publiku. Sukses afatgjatë do të thotë sukses i partisë përtej çdo individi duke u bërë bisht dhimbjeve të mëdha të kokës që kërkon arritjen e këtij qëllimi, për t’i dhënë të tjerëve një mesazh se figurën e tyre.
I gjithë organizmi i partisë ekspozohet ndaj infektimit prej gjëndrave malinje pasi krijohen dhe zhvillohen pasi shtyhet pafundësisht kohë kura e duhura me justifikimin se nuk është ky momenti më vonë. Ngjajmë si një cirk pelivanësh në sytë e publikut dhe të rinjtë ndihen gjithmonë e më larg politikës, Partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mund të mbahet gjallë si një moçal interesash. E vërteta e hidhur është se pavarësisht dallimeve tona të mëdha me rivalët, pasqyra e partive shqiptare në pushtet që prej 30 vitesh në sytë e komunitetit ngjan si një cop e filmit ‘koncert në vitin 1936″, – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post