Avokati Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden, i cili tha dje se tërheqja e trupave amerikanë nuk do jetë vetëm për Afganistanin, por edhe për vendet e tjera.
“Asnjë vend nuk ribëhet me ushtri. Aq më pak ushtri të një vendi të huaj”, shkruan Manjani duke shtuar se këtë gjë Biden duhet t’ia thoshte ambasadës së tij në Tiranë.
Postimi i Manjanit
“I COULN’T AGREE MORE!
Pa dyshim që ka të drejtë në këtë pikë. Asnjë vend nuk ribëhet me ushtri.
Aq më pak ushtri të një vendi të huaj.
Afganistani është provë flagrante dhe me shumë kosto e DËSHTIMIT.
Këtë gjë duhet t’ja thotë dhe ambasadës së Tij këtu në Tiranë…” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post